FOTO/ Eklipsi i Diellit magjeps edhe Shqipërinë, qytetarët dëshmojnë spektaklin qiellor

Një nga fenomenet më të veçanta astronomike të këtij viti është vërejtur edhe në Shqipëri. Eklipsi i Diellit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, dhe fotot tregojnë momentin kur Hëna kaloi përpara Diellit.

Në Tiranë, eklipsi nisi rreth orës 19:31, ndërsa kulmi u arrit në 19:41, kur Hëna mbuloi rreth 19% të diskut diellor. Fenomeni vijoi edhe për disa minuta dhe përfundoi rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit.

Edhe pse u përshkrua si një ngjarje spektakolare, në Shqipëri bëhej fjalë për një eklips të pjesshëm, pasi Dielli nuk u mbulua plotësisht nga Hëna. Fenomeni krijoi një pamje të veçantë në qiell dhe u bë i dukshëm në disa zona të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3408 (72.1%)
Jo 1317 (27.9%)

Vota totale: 4725