FOTO/ Ekzekutoi ish bashkëshorten në Tiranë, vrasësi kyç gojën para hetuesve

53-vjeçari Fadil Kasemi, i cili ekzekutoi ish bashkëshorten e tij pasditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ka zgjedhur të mos flasë para hetuesve.

Zyrtarisht, Policia njoftoi se: “shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, (Fildize Hafizi), 39 vjeç, e cila ka mbetur e vrarë. Është sekuestruar arma e krimit”.

Mësohet se fillimisht Fadil Kasemi është shoqëruar në Komisariatin numër 1, e më pas në Drejtorinë Vendore Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka qenë në kushtet e tronditjet dhe nuk ka shprehur gjë për motivin e vrasjes para specialistëve të krimeve ndaj jetës. Kasemi vetëm pohonte gjeneralitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?