FOTO/ Erdhi për investim, biznesmeni libanez largohet me barrelë nga Shqipëria

fad-mitriBiznesmeni libanez që u rrah për spital më 10 shtator në rrugën e Rinasit, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, largohet përfundimisht nga Shqipëria. Pas njoftimit të kompanisë për tërheqjen e investimit, sot biznesmeni është larguar nga Shqipëria.

News 24 disponon foto të momentit të largimit në aeroportin e Rinasit të biznesmenit në shoqërinë e familjes së tij.

I shtrirë në një barelë, dhe nën shoqërinë e mjekëve, ai i është drejtuar avionit, pavarësisht se ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi i propozoi që ai mos të largohej nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto biznesmeni shoqërohet edhe nga një ekip mjekësor. Po sot kompania e tij Omnix Albania u tërhoq nga investimi në Gjirin e Lalzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja
Paraditen e së shtunës, Policia e Tiranës ka marrë një njoftim në sallën operative për një aksident, ku ishin përplasur dy automjete në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit. Fillimisht në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Rrugore dhe një autoambulancë, pasi ishin njoftuar për dy persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, por aty është gjetur vetëm njëra prej makinave të përplasura, “Mitsubishi”, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, por
pasagjer në të cilën kishte qenë një biznesmen i njohur amerikanolibanes, 55­ vjeçari Fadi Mitri.

Në makinë kanë qenë edhe e shoqja dhe fëmija i Mitrit, të cilët janë bërë dëshmitarë të sulmit barbar, ndonëse vetë nuk kanë pësuar asgjë. Dy të plagosurve u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se nuk bëhej fjalë për një aksident, por një sulm të qëllimshëm.

Për këtë arsye, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Vorës e më pas edhe oficerët e Krimeve të Rënda, të cilët po merren me hetimin e ngjarjes. Burimet thanë se një automjet tip “Tuareg”, me targa italiane, ka përplasur qëllimisht mjetin tip “Mitsubishi”, ku ndodhej biznesmeni i huaj.

Pas përplasjes, të dy makinat kanë ndaluar dhe shoferi i Fadi Mitri­t ka zbritur për të biseduar me shoferin e mjetit tjetër që shkaktoi “aksidentin”. Por pa shkëmbyer asnjë fjalë me të, nga makina kanë zbritur nxitimthi shoferi dhe 2 personat e tjerë që e kanë sulmuar duke e goditur me shkop bejsbolli.
Më pas ka zbritur nga mjeti edhe biznesmeni i huaj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektiv i sulmit. Autorët kanë ndërprerë goditjet ndaj shoferit dhe kanë nisur të qëllojnë biznesmenin amerikan, të cilin e kanë lënë vetëm pasi e kanë gjakosur dhe thyer këmbën.

Pasiguria/ OMNIX Group largohet nga Shqipëria me 450 milion euro investime

Basha: Largimi i investitorit libanez, lajm i keq për vendin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?