FOTO/ Festë kuqezi, kryebashkiaku i New York-ut bën shqiponjën dykrenore

Festë kuqezi edhe në Amerikë. Kryebashkiaku i New York-ut, Erik Adams mbajti një fjalim për shqiptarët e Amerikës, gjatë një ceremonie dedikuar festave të 28-29 Nëntorit.

Adams e nisi fjalën e tij duke sjellë në shembull shqiptarë të mrekullueshëm të Amerikës, të cilët ai i cilësoi pionierë të lëvizjes për të integruar shqiptarët në një botë aq të madhe sa Amerika. ”Komisioneri Manuel Kastro erdhi në Amerikë si ëndërrimtar dhe tani ai është në krye të zyrës së kryetarit të bashkisë sonë për çështjet e emigrantëve, duke i ndihmuar të tjerët që të realizojnë ëndrrën e tyre si ai”.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë sekretari i VATRA-s Dr. Pashko Camaj, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Suela Janina, Shefi i Misionit të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka, Këshilltari i Misionit të Kosovës Fatmir Zajmi, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë të Vatrës Emina Çunmulaj Nazarian, Zëvendës Komisioneri i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë COS për Çështjet ndërkombëtare Aissata Camara.

Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island. Adams ka përshëndetur të gjithë, duke ngritur flamurin shqiptar me atë amerikan.

SHKARKO APP