FOTO/ Forca të shumta policie rrethojnë ‘Unazën e Re’, fillon terrori ndaj protestuesve

Banorët e ‘Unazës së Re’ përgatiten këtë pasdite për një tjetër përplasje me Forcat e Policisë. Informacione pranë syri.net, thonë se janë bërë gati rreth 200 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë për të ndërhyrë në protestën e banorëve të Astirit, që luftojnë prej 136 ditësh në mbrojtje të banesave të tyre.

Siç shikohet edhe nga fotot e fundit që vijnë nga terreni, situata duket e nderë me një shtim të theksuar të numrit të forcave të policisë. Policët janë shpërndarë në të gjithë perimetrin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa janë parë edhe policë privatë të cilët qarkullojnë në zonë. Banorët kanë paralajmëruar se në orën 18.00 ata do të mbajnë protestën e radhës.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, u shënua një tjetër përplasje midis banorëve dhe forcave të policisë, çka solli në protestë të shkonte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, që policia të tërhiqej nga represioni ndaj protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto nga vendngjarja të siguruara nga “syri.net”

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorian Protoduari, një nga protestuesit që kryesojnë revoltën e banorëve të Unazës së Re kundër shembjes së shtëpive të tyre, ka dhënë disa mesazhe të forta sot nga studio e Syri.net për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn dhe Kryeministrin Edi Rama. një mesazh i ka drejtuar posaçërisht Dhimitraq Ziut, Drejtorit të komanduar të Policisë së Tiranës.

“Ne kemi 5 muaj që protestojmë dhe nuk kemi prekur një lule në Unazën e re. Ne jemi paqesorë, jemi qytetarë të këtij vendi. Duam të jetojmë në Tiranë, në banesat tona, ku kemi 30 vite që jetojmë.

Ne jemi simbol i rezistencës sepse po të dilnim nga shtëpitë tona, ato nuk do të ishin më në këmbë.

Ka pasur urdhër për dhunë dhe dje u vërtetua pse u shkarkua Kastriot Skënderaj. Sepse nuk ka pranuar të ushtrojë dhunë në Unazën e Re. Ndërsa ky i riu, drejtori, nuk do të jetë i komanduar, por i legjitimuar dhe po i hedh benzinë zjarrit.

Në mbështetje tonë kanë qënë deputetët e opozitës. Erdhi edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, që e pa me sytë e vet se çfarë ishte bërë. Pasi komunikoi ai, policët u larguan.

Por, aty kanë zbarkuar FNSH-ja, Shqiponjat….kishte kaluar ora për të hyrë në banesa dhe nuk ia dolën dot.

Nëse do të tentojnë të hyjnë me dhunë në banesat tona, ne do t’i përgjigjemi njesoj. Ne i paguajmë taksat 28 vjet këtij vendi, kemi kontrata me ujësjellësin, me KESH-in. Nuk ka pronar aty.

E kam theksuar se nuk jemi kundër projektit, por kur pamë….Unë jam arrestuar më 22 nëntor, kam qënë në burgun e Fushë Krujës dhe u zbulua që kishte një aferë korruptive në Unazën e Re.

Shumë mirë bëjnë që shoqërojnë, kemi shkelur ligjin, edhe në burg do të shkoj…Por ama ka dy persona kryesorë që duhet të shoqërohen: Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro! I hoqi si ministër dhe drejtor, ata bëjnë fushatë për Partinë Socialiste! Ata nuk janë thirrur asnjëherë për t’u pyetur për aferën!

Nëse dhunohet një banor i Unazës së Re, do të dhunohet kushdo që prek atë. Ne jemi o vdekje, o liri! Fëmijët tanë janë të traumatizuar, po flenë rrugëve. Ne do t’i mbrojmë me gjak ato shtëpi.

Këtij drejtorit të ri të Policisë i themi ta marrë me qetësi, t’i hedhë hapat avash avash. Ka pasur burra më të mirë që kanë tentuar të na nxjerrin prej aty…

S’mund të vijë ky pinjoll i komunizmit, që e ka pasur babanë, sekretar të partisë në kohën e komunizmit, në zonën e Poshnjes….

Se, ka një ironi fati shumë të çuditshme në Shqipëri. Babai i këtij zotërisë, që sot është Drejtor i Policisë, i komanduar në Tiranë, para 45 vjetësh ka tentuar për të dënuar gjyshin tim me 45 vjet burg! Dhe sot, ky zotëria, tenton për të më arrestuar mua!

E kuptoni ku kemi arritur?!  Kë kemi drejtorë Policie?! Pinjollë të komunizmit! E kuptoni se për çfarë duhet të ngrihet ky popull?!

Nuk kanë për ta arritur dot, as me “Leshin”, as me të tjerët që vendos “Leshi” për drejtorë policie, që të na përçajnë. Ne jemi “jelekportokallinjtë” e protestave, simbol i protestës.”

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/379747479288875/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?