Foto/ Gjysmë tuneli në segmentin Elbasan-Kërrabë, Gjiknuri: Eliminon pasojat e rrëshqitjes

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për gjysmë tunelin që eliminon pasojat e rrëshqitjes së shpatit të malit në segmentit Elbasan- Kërrabë. Këtë e ka bërë të ditur Damian Gjiknuri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka shpërndarë edhe pamjet e kësaj vepre, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Një tjetër punë konkrete. Drejt përfundimit dhe gjysmë tuneli që eliminon pasojat e rrëshqitjes së shpatit të malit në segmentin Elbasan-Kërrabë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Puna për eliminimin e rrëshqitjes nisi në Shtator 2018 pas miratimit të projektit teknik nga ARRSH”, shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?