FOTO/ Harta e ish-Jugosllavisë, Berisha akuzon Ramën: Provokacion anti-kombëtar

Sali Berisha e quan provokacion të ulët anti-kombëtar dhe ndërkombëtar, hartën e publikuar nga qeveria për projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës. Berisha thotë se dyshja e argatëve të Beogradit Rama-Balluku fshinë nga harta Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke i bërë këto të fundit pjesë të ish-Jugosllavisë. Në hartën e publikuar nga qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës për projektin rrugor Tiranë-Durrës, tregohet se Shqipëria kufizohet vetëm nga dy shtet, Greqia dhe Jugosllavia dhe dy dette, Jon e Adriatik, ndërsa Kosova e pavarur dhe Maqedonia e Veriut sipas qeverisë Rama janë ende pjesë përbërëse e Juogsllavisë.

SHKARKO APP