FOTO/ Humb ndjenjat gazetarja, iu hodh gaz kur po intervistohej Basha

Vijon të jetë e tensionuar situata pas protestës së opozitës, ndërsa Policia nuk ka kursyer as gazetarët.

Kështu gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët.

Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu i plagosur në protestë ka mbetur dhe fotoreporteri Arben Dajçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që nga përplasjet raportohet të jenë lënduar dhe dy efektivë policie.

Dy efektivët që kanë mbetur të lënduar janë: Haki Nici është goditur në kokë dhe Sajmir Ismaili në këmbë.

Në një reagim të pak minutave më parë, kryeministri Rama ka shprehur keqardhje vetëm për policët e lënduar, pa përmendur në asnjë moment qytetarët, apo personat e mediave.

Intervista që u ndërpre me Bashën:

Sa do të vijojë protesta?

Nuk e di. Atë e ka në dorë populli. Të rrimë dhe të shohim se sa do të vijojë.

A u mësuar me efektin e gazit lotsjellës?

Nuk besoj se kjo është pyetja. Sot ne këtu jemi të gjithë bashkë, në protestën e 9, brenda 8 javësh, më të vendosur se kurrë për të larguar të keqen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?