FOTO/ Humbi 1 kg hashash, shqiptarët marrin peng 22-vjeçarin dhe i venë ‘gjobë’ 7 mijë euro (Emrat)

ITALI- I ‘hidhur’ ka qenë fundi i 4 personave në Itali, mes tyre dhe 3 shqiptarë, të cilët kanë përfunduar pas hekurave pasi kanë marrë peng një 22-vjeçar, vetëm se ky i fundit kishte humbur 1 kg marijuanë. Mësohet se operacioni “Kafe ekspres” u krye nga karabinierët në Pergine Valsugana, në Trentino-Alto Adige.

 

Bëhet fjalë për shqiptarët Enrik Fetahu, Kreshnik Dedej si dhe Enea Vrapin, ndërsa shtetasi italian është Vincenzo Longobardi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ansa” shkruan se i riu ishte marrë peng në shtator të vitit 2016, ndërsa gjobëvënësit i kishin kërkuar atij një shumë prej 7 mijë eurosh. Pasi u kishte dhënë këtë shumë, i riu ishte liruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptaret e arrestuar

Shqiptaret e arrestuar

Ndërkohë, policia hetoi këtë çështje për shumë kohë, ndërsa i është vënë pas edhe personit të pestë, një shqiptar, të përfshirë në këtë rrëmbim./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?