FOTO/ Investime në infrastrukturën në vend, fshati piktoresk i Kaludhit në hartën e Përmetit turistik

Brigjet piktoreske të fshatit Kaludh në bashkinë e Përmetit, tashmë lidhen me urën e re të ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore.

Investimet e ndërmarra vitet e fundit në infrastrukturë, kanë zgjeruar përfshirjen e zonave rurale në hartën turistike të vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka postuar momente nga ky investim, teksa informoi se, ndërtimi i urës mbi lumin Vjosë, në Kaludh të Përmetit, është financuar nga qeveria shqiptare.

Ura lidh disa fshatra të bukur të kësaj zone me njëri-tjetrin, duke mundësuar jo vetëm përfshirjen e këtyre fshatrave në hartën e Përmetit turistik, por edhe në lehtësimin e jetës së vetë banorëve.

SHKARKO APP