FOTO/ Italiani me heroinë, kanabis e armë në makinë, arrestohet në Kuçovë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë kanë arrestuar një shtetas italian që banon në Kuçovë, pasi në automjetin e tij kanë gjetur drogë, heroinë dhe kanabis si dhe një pistoletë.
Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti”, kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistolet, EKOL, kalibër 9 mm, 49 copë fishek, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Si dhe nje sasi materiali pluhr me ngjyre kafe të dyshuar si lendë narkotike heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

KOHA JONË SONDAZH

