FOTO-Ja si do të duket Pazari i Ri në Tiranë

“Mirëmëngjes Pazari i Ri! Nisim projektin në tetor për ta kthyer nga një skutë, në zonën më atraktive. Do të jetë një nga projektet më të bukura të Tiranës dhe një hapësirë e re turistike për qytetin”.

Kështu shkruan të enjten kryebashkiaku Erion Veliaj, duke postuar disa foto nga projekti.

Një ditë më parë Veliaj njoftoi se është duke u diskutuar gjetja e një zgjidhje efiçente për trafikun dhe ndërtimin e një sheshi me kalldrëm ose pllaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithashtu, do të marrim një vendim për të gjitha godinat që rrethojnë tregun. Do të kemi edhe një pastrim të rrugës “Qemal Stafa”, e cila do të rinovohet për t’u bërë pjesë e kompleksit të Pazarit të Ri”, sqaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot Tirana vuan për atraksione tipike vendase. Ndaj, në pjesën e dytë të ditës, tregu i Pazarit të Ri do të jetë një hapësirë rikrijuese, me ushqime tradicionale dhe dyqane artizanësh. Aktualisht, gjatë pasdites tregu rri bosh dhe është komplet jashtë funksionit”,nënvizoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se në gjendjen ku ndodhet sot tregu nuk e mban dot veten financiarisht, por as nuk është një pjesë e këndshme e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?