Foto Kapurani, mashtroi shtetin me më shumë se 1.5 mln dollarë tatime /FOTO

 

Më shumë se 1.5 milionë dollarë të papaguara shtetit, duke krijuar disa kompani fiktive. Bëhet fjalë për Foto Kapuranin pronarin e disa kompanive në qytetin e Korçës dhe Dhimitër Metellarin, bashkëpunëtorë të tij.

Prokuroria e Korçës, pas miratimit nga ana e gjykatës, ka urdhër arrestimin e 2 personave të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, duke përfituar një vlerë rreth 1.5 milionë dollarë.

Urdhri i Prokurorisë është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë kryer arrestimin e shtetasve Foto Kapurani, dhe Dhimitri Metellari. Ndërkohë, po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror dhe Drejtorinë e Policisë Korçë, ka rezultuar se shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri.

Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”,  “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).

SHKARKO APP