Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:02 Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar Franca është përfshirë nga një valë protestash, me përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar, sipas raportimeve. Materiali nuk jep detaje të tjera mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Kardinali Ernest Simoni kremton në Amerikë meshën në gjuhën shqipe: Burri ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën

Aktualitet E hënë, 14 Shtator 2026 20:10
FOTO/ Kardinali Ernest Simoni kremton në Amerikë meshën në gjuhën shqipe: Burri ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nën drejtimin e Eminencës së Tij, Kardinalit Ernest Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete. Në këtë kuadër, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Shkëlqesia e Tij Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze.

Kardinali Ernest Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit. “Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën”, ishte mesazhi që Kardinali përcolli gjatë meshës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I cilësuar nga Papa Françesku si një “martir i gjallë”, Kardinali Simoni u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vuajti 18 vjet burg, 12 prej tyre duke punuar në miniera. Pas lirimit ai u detyrua të punonte në kanalizimet e Shkodrës deri në rënien e regjimit në vitin 1990. Pavarësisht përndjekjes, ai mbeti i palëkundur në besim dhe e ushtroi fshehurazi misionin meshtarak. Në vitin 2016, Papa Françesku e ngriti në rangun e kardinalit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në meshë morën pjesë shqiptarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, pjesëtarë të komunitetit vendas, miq amerikanë që e kanë njohur Nënë Terezën, si dhe Motrat e Nënë Terezës. Në veprimtari mori pjesë edhe Diakoni Lekë Brisku nga Çikago. I shuguruar diakon i përhershëm në vitin 2022, ai shërben në famullinë “All Saints” dhe është aktiv në ruajtjen e trashëgimisë katolike shqiptare në SHBA.

Mund t'ju interesojë

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Para 16 minutash
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 2 orësh
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 2 orësh

Komuniteti katolik shqiptar, i krijuar prej më shumë se një dekade në Dioqezën e Arlingtonit, e ka bazën në Kishën Katolike të Shën Gjonit të Dashur në McLean. Megjithëse i vogël, komuniteti bashkon katolikë dhe shqiptarë të besimeve të tjera. Katolikët kujdesen për programin fetar, ndërsa pjesëtarët e besimeve të tjera ndihmojnë me pritjen festive, duke pasqyruar traditën shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Pas meshës, pjesëmarrësit u mblodhën në një pritje kushtuar figurës së Nënë Terezës dhe Kardinalit Ernest Simoni.

Gjatë qëndrimit katërditor në zonën e Uashingtonit, Kardinali Simoni kremtoi meshë edhe në një universitet katolik në Virxhinian Veriore dhe në Kapelën e Zojës së Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës në Uashington, që është kisha katolike më e madhe në Amerikë. Ai kremtoi gjithashtu meshë në gjuhën italiane në famullinë e Rruzares së Shenjtë në Uashington. Meshën e bashkëkremtuan meshtarë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë, në prani të ambasadorit të Italisë dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë.

Fotografia: Marketin Pici!





Etiketat e lidhura

Ernest Simoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 3 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 16 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 37 minutash

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 2 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 15 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 14 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.