FOTO/ Konferenca e FAO-s në Romë, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime me zyrtarë të lartë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Romë, zhvilloi takime të rëndësishme që shërbejnë për të thelluar lidhjet ndërmjet dy vendeve, si dhe për të identifikuar mënyra të reja për të forcuar partneritetin dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe social në Shqipëri.

Denaj u takua me drejtoren e IFAD, Dina Sales, me të cilën diskutoi mbi mundësitë e financimin për të përmirësuar investimet në bujqësi dhe zhvillimin rural në vend, duke përdorur burimet e IFAD për të adresuar sfidat dhe për të avancuar qëllimet e zhvillimit bujqësor dhe ekonomik në vend.

Denaj dhe Sales vlerësuan rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve për të arritur progres në sektorin bujqësor. Po ashtu, gjatë kësaj vizite Denaj u takua edhe me Sekretarin Ekzekutiv të Komisionit Mesdhetar për Peshkimin, Miguel Bernal.

“Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e peshkimit, ku shqyrtuam mundësitë për të përmirësuar menaxhimin e burimeve të peshkimit, si dhe për të promovuar inovacionin dhe investimet në sektorin peshkatar në rajonin mesdhetar”, informoi Denaj.

Sipas ministres, “përvoja dhe ekspertiza e Komisionit Mesdhetar për Peshkimin mund të jenë burime të rëndësishme për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e sektorit të peshkimit, në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat e sektorit të peshkimit në zonën mesdhetare”.

SHKARKO APP