FOTO/ Kryeministri Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të Ukrainës. Në daljet e mëparshme publike, duke cituar raporte të Këshillit të Europës, Rama ka kritikuar paraburgimet në Shqipëri që sipas tij janë në shifra mbi normalen.

“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama në një postim Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?