FOTO/ Kryepeshkopi Janullatos transferohet në Greqi për mjekim të specializuar

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos po transferohet në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke. Ai pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos” në kryeqytetin grek. Kryepeshkopi u shtrua në një spital privat pak ditë më parë për shkak të infeksionit sezonal dhe mësohet se në orët e fundit ka kaluar hemorragji gastrike. Janullatos i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991 dhe është, në kuptimin e plotë të fjalës, themeluesi i saj.

SHKARKO APP