Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
NË TREND
  • Protesta
  • PD
  • Policia
  • Ministria e brendshme
  • Ministria e Shendetesise
  • PS
  • Selia e PS
  • Rama
Lajmet e fundit
NË TREND
  • Protesta
  • PD
  • Policia
  • Ministria e brendshme
  • Ministria e Shendetesise
  • PS
  • Selia e PS
  • Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ Kryepiskopi Joan kremton Shën Gjergjin në Durrës

Aktualitet E enjte, 23 Prill 2026 17:12
FOTO/ Kryepiskopi Joan kremton Shën Gjergjin në Durrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në të Kremten e Madhe të Shën Gjergj Trofeprurësit, Kisha që mban emrin e shenjtit në qytetin e Durrësit u mbush plot e përplot me besimtarë, të cilët morën pjesë në kremtimin panagjirik të dëshmorit të madh të Kishës. Shërbesat e Shenjta u drejtuan nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij imzot Joani, i cili kremtoi këtë festë të rëndësishme në një nga kishat që mban emrin e shenjtorit.

Ai u shoqërua nga një sërë klerikësh, mes tyre protopresviteri At Spiro Topanxha, At Aleks Ndoni, kryedhjakon Johani dhe dhjakon Aleksandri, si edhe nga klerikët e qytetit të Durrësit, të kryesuar nga At Gjerasimi. Në fjalën e tij, Kryepiskopi Joan theksoi rëndësinë e figurës së Shën Gjergjit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të gjallë të besimit të krishterë. Ai kujtoi se shenjti lindi në Kapadoki dhe u rrit nga prindër të devotshëm, ndërsa i ati i tij dha jetën si martir. Më pas, nëna e tij e mori në Palestinë, ku ai vazhdoi jetën dhe formimin e tij.

Mund t'ju interesojë

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Para 4 orësh
Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Tensionet e fundit te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues

Para 4 orësh
Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

Para 4 orësh

Duke ndjekur një karrierë ushtarake, Shën Gjergji arriti deri në gradat më të larta të ushtrisë romake. Por në një moment vendimtar, përballë persekutimit të egër të të krishterëve nga perandori Dioklician, ai zgjodhi të dëshmonte hapur besimin e tij. Në një akt guximi të jashtëzakonshëm, ai doli përpara perandorit dhe kundërshtoi dhunën ndaj të pafajshmëve, duke shpallur besimin e tij në Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur. Kryepiskopi Joan nënvizoi se jeta e shenjtorëve nuk duhet parë thjesht si histori apo biografi, por si një burim i gjallë frymëzimi shpirtëror. Ai e krahasoi leximin e jetëve të tyre me një ushqim shpirtëror, që ndihmon besimtarët të afrohen më shumë me Perëndinë dhe të ndriçojnë jetën e tyre.

“Jetët e shenjtorëve janë vazhdimi i akteve të apostujve,” u shpreh ai, duke theksuar se përmes tyre besimtarët mund të gjejnë modele konkrete për jetën e tyre të përditshme. Sipas tij, mungesa e thellësisë shpirtërore në jetën moderne shpesh çon në një besim sipërfaqësor, të kufizuar vetëm në raste festash, pa një përjetim të vërtetë të jetës në Krisht. Në vijim, Kryepiskopi u ndal edhe te realiteti bashkëkohor, duke kritikuar prirjen e shoqërisë drejt materializmit. Ai theksoi se suksesi i vërtetë nuk matet me pasuri apo pushtet, por me shpëtimin e shpirtit.

“Çfarë do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të tij?” – u shpreh ai, duke rikujtuar se çdo gjë materiale është e përkohshme, ndërsa lidhja me Perëndinë është e përjetshme. Ai nënvizoi gjithashtu se jeta e Shën Gjergjit nuk ishte një tragjedi, por një fitore, sepse ishte e mbështetur mbi besimin në Ngjalljen e Krishtit. Sipas tij, kjo është fitorja më e madhe, ndërsa të gjitha fitoret e tjera janë të përkohshme dhe të paplota. Në përfundim, Kryepiskopi bëri thirrje që besimtarët jo vetëm ta kujtojnë Shën Gjergjin, por edhe të përpiqen të jetojnë sipas shembullit të tij, duke e shprehur besimin përmes veprave dhe ndriçimit shpirtëror.

Në mbyllje të shërbesës, At Gjerasim Çakalli falënderoi Kryepiskopin për praninë dhe drejtimin e Liturgjisë Hyjnore, si edhe të gjithë klerikët dhe besimtarët e pranishëm. Në këtë kremtim morën pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve vendore, mes tyre Kryetarja e Bashkisë, Emirjana Sako, Prefekti i Durrësit, Ardian Gurra dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Ndërkohë, u bë me dije se këtë të diel, më 26 prill, në të Dielën e Grave Miroprurëse, Kryepiskopi Joan do të drejtojë Liturgjinë Hyjnore në Skitin e Grave Miroprurëse, në kompleksin e Manastirit të Shën Vlashit në Durrës.





Etiketat e lidhura

jOANShën Gjergji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Flet Erion Braçe për protestat
Para 4 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 4 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!
Para 4 orësh

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve: Solidariteti duhet dëshmuar!

4 Si duhet lexuar deklarata e ambasadës së SHBA dhe vendosmeria e kryeministrit sot për Protestën
Para 16 orësh

Si duhet lexuar deklarata e ambasadës së SHBA dhe vendosmeria e kryeministrit sot për Protestën

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

KOHA JONË Lexo lajmet në aplikacion
SHKARKO