FOTO/ Kur Edi Rama ngatërron qëllimisht sulmet terroriste me grabitjet kriminale

Në përpjekje për të mbrojtur vendimin e tij për të futur ushtrinë në Rinas, Edi Rama sërish ka bërë një gafë llogjike.

Duke tentuar të jusfitikojë veprimet e dështuara të qeverisë së tij me fotografi nga aeroportet e huaja ku ka pasur prani ushtarake, Edi Rama ka harruar  një fakt: Që nuk mund të jenë njësoj sulmet terroriste me një grabitje kriminale.

Në rastet që Rama ka bërë publike bëhet fjalë për masa shtesë në aeroporte për shkak të sulmeve terroriste, jo raste kur një një grup kriminal ka hyrë në aeroport dhe ka vjedhur 10 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë keni postimin e plotë të Edi Ramës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.

Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë.

Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?