FOTO/ Kuvendi lë jashtë grupit të PD-së Sali Berishën, injoron hapur vendimin nga Bardhi
Kuvendi i Shqipërisë ka lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së, liderin historik të kësaj force politike, Sali Berishën. Në faqen zyrtare të Kuvendit është reflektuar vendimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke kthyer në këtë grup të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha në dy vitet e fundit, por jo Sali Berishën.
Në faqen e Kuvendit lideri i opozitës Berisha vazhdon të figurojë si deputet i pavarur. Vetë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi sqaroi se grupi i PD është i bashkuar, por pa bërë shumë komente.
“Besoj vendimi i grupit parlamentar është i qartë dhe nuk ka nevojë për tu tjerrë e për tu diskutuar ai njoftim. Dhe besoj se tashmë është e tejkaluar e gjithë problematika e grupit parlamentar. I gjithë grupi është i bashkuar”,-deklaroi Gazment Bardhi.