FOTO-LAJM / Kadare shëtitje nga liqeni dhe rrethohet nga qytetarët

Në një kohë që opozita proteston para godinës së seancave parlamentare, shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare duket se është pak i interesuar rreth asaj që ndodh aty.

I konsideruar si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Kadare është fotografuar ditën e sotme në Parkun e Madh të Liqenit Artificial duke shëtitur në rrugicat dhe oazin e mrekullueshëm që ofron ky park i transformuar tërësisht.

Sikurse shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga miku i tij Cerciz Loloci, Kadare për disa momente është ulur në stolat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë jo pak vizitorë të Parkut të Liqenit që e kanë ndalur për të përshëndetur shkrimtarin e tyre të preferuar, i cili shumë shpejt do të ketë edhe një muze në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?