FOTO LAJM/Presidenti Meta në Durrës, në promovimin e librit “Vlerë e jetuar”

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në promovimin e librit “Vlerë e Jetuar” të autorit durrsak Bashkim Kadiu.

Në takim merrnin pjesë sipërmarrësi i suksesshëm shqiptaro-italian, Lorenc Goga dhe pedagogia e ekonomisë, Ada Spiru.

Duke folur për përshtypjet mbi librin, që vjen në vazhdën e botimeve “Vlerat e qytetit tim” të autorit Kadiu. Në fjalën e tij Kreu i Shtetit theksoi se Durrësi është një qytet me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore.

“Është kënaqësi  e veçantë të marr pjesë sot në promovimin e librit ‘Vlerë e Jetuar’ nga publicisti dhe personaliteti i njohur durrsak, Bashkim Kadiu, libër që vjen në vazhdën e botimeve: ‘Vlerat e qytetit tim’. Durrësi është një qytet me vlera të rralla historike, kulturore  dhe arkeologjike, por mbi të gjitha mbart vlera njerëzore, modele të shkëlqyera patriotizmi dhe qytetarie, kulture, intelektuale, sportive dhe artistike, të mishëruara ndër vite në personalitete shumë  të spikatura, që kanë bërë krenar jo vetëm Durrësin, por edhe mbarë vendin dhe kombin tonë.

Jan Kukuzelin, Andrea Aleksin, Aleksandër Moisiun, por edhe figurat emblematike te rezistencës antifashiste si, Mujo Ulqinakun, Vasil Laçin, Naku Spiru e shumë patriotët të tjetë. Të cilët  kontribuan për lirinë dhe  pavarësinë e Shqipërisë, e deri tek personalitetet e kohëve tona, si historiani, shkrimtari dhe poligloti i ndarë së fundmi nga jeta Moikom Zeqo”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se ky libër është një kontribut i vyer, jo vetëm në letrat shqipe, por shërben edhe si homazh ndaj të gjithë atyre, që me emrin, punën dhe kontributin e tyre kanë nderuar Durrësin, vendin dhe kombin tonë, dhe kanë shërbyer për  shoqërinë tonë, si modele të shkëlqyera për të edukuar  brezat e rinj.

 

Pamje nga nga nisja e aktivitetit

https://streamable.com/tsph77

Fjala e rastit e mbajtur nga sipërmarrësi i suksesshëm shqiptaro-italian, Lorenc Goga

https://streamable.com/3p3dbi

SHKARKO APP