FOTO-Lajmi/ “Rama ik!” bëhet urim për Pashkët
Sot kur besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës nuk kanë munguar as urimet e politikanëve, të cilët si në çdo festë urojnë për mirëqenie, tolerancë dhe dashuri.
Por duket se urimin më të bukur e ka marrë ish kryeministri Sali Berisha.
Nëse të tjerët vezët e Pashkës i dinë të kuqe, vezët e Pashkëve dërguar Berishës jnga një shqiptar në Gjermani janë të bardha dhe me mbishkrimin “Rama ik”.
Fotoja është postuar në rrjetet sociale nga vetë ish-kryeministri me dixhiturën: ‘Urimi më i bukur’.

KOHA JONË SONDAZH

