FOTO/ Lulzim Basha rikthehet në politikën aktive, nis takimet në Amerikë
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar sërish drejt SHBA. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Basha tregon se është takuar me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
”Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”,-shkruan Basha.