FOTO/ Lulzim Basha zbret në bazë, takim me mbështetësit në njësinë 8

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një pauze të gjatë ka zbritur në bazë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet. Ka qenë faqja zyrtare e demokratëve të kësaj njësie që ka postuar në rrjetet disa foto me Lulzim Basha, ku mes të tjerash i premton besnikëri.

“E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, kembëngulje dhe qëndresë! Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë Demokratike.

Me Lulzim Bashën na lidh diçka më shumë se bindjet që ndajmë, na lidh besimi tek njeriu që u rrit bashkë me ne dhe njësoj si ne qëndron dhe beson se Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i demokratëve që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar”, shkruhet në faqen në Facebook të PD në njësinë nr.8.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?