Mijëra qytetarë vizitojnë Piramidën, shikoni çfarë pamje brilante ka sonte

Piramida, e cila u ndërtua në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit Enver Hoxha, pas 2 vitesh punë në rikonstruktimin e saj, është hapur tashmë për t’u kthyer në qendërn më të madhe rajonale në vend për inovacionin.

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj do të shërbejë si një qendër e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat.

Mijëra qytetarë vizituan Piramidën e rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, që në ditën e parë qytetarë të shumtë vizituan ambientet e transformuara të Piramidës, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, ka përfshirë edhe Piramidën, ku mijëra të rinj presin që të mësojnë gjuhët e kodimit, duke marrë një profesion të sigurt për vendin e punës. Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend”, thuhet në shkrim.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

SHKARKO APP