FOTO/ Ministri Hasani takim me komunitetin shqiptar në Pragë: Nisma dhe projekte për kontributin në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim në Pragë, me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Hasani thotë se ata janë histori suksesi në Çeki, sikundër anembanë botës. Ministri vuri theksin tek projektet dhe nismat konkrete për bashkëkombësit që dëshirojnë të kontribuojnë në Shqipëri. “Sfida jonë e përbashkët janë projektet dhe nismat konkrete për të gjithë bashkëkombësit tanë që dëshirojnë të kontribuojnë për të bërë edhe më shumë për Shqipërinë tonë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP