FOTO/ Ministri Vengu pret komandantin amerikan Cavolin: Modernizim i infrastrukturës portuale në Porto Romano

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli dhe delegacionin e tij. Vengu falënderoi Gjeneral Cavolin për mbështetjen jetike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin çdo ditë në rrafshin e modernizimit të Forcave tona të Armatosura si dhe fuqizimit të kapitalit tonë njerëzor.

Ministri rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe garantoi se vendi ynë do të vijojë të kontribuojë për Ukrainën në këto ditë të vështira për të, si një investim në sigurinë e mbarë kontinentit. Gjeneral Cavoli përshëndeti masat e marra për rivitalizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri, jo vetëm si një instrument zhvillimi ekonomik, por gjithashtu si një industri që do të përshpejtojë rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në armatim dhe inovacion brenda planeve të Aleancës.

“Ecuria e zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës portuale në Porto Romano zuri një vend të rëndësishëm në këtë takim. U ndalëm në detaje të rëndësishme të këtij projekti, si pjesë jetësore e infrastrukturës rajonale të Korridorit VIII, një korridor i dobishëm për sigurinë, lëvizshmërinë ushtarake si dhe zinxhirët e furnizimit të rajonit dhe mbarë Aleancës”, theksoi ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?