FOTO/ Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu: 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale në Përrenjas

Në qendrën komunitare në Përrenjas 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale, ndërsa 33 të tjerë marrin shërbim të specializuar në banesë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, vizituan këtë qendër komunitare, që ofron shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Duke e cilësuar një vend ku dashuria dhe kujdesi janë në qendër të çdo shërbimi. ”Në partneritet dhe bashkëpunim me pushtetin vendor, nëpërmjet Fondit Social kemi mundësuar ngritjen e mbi 70 shërbimeve të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit”,-tha Koçiu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po punon sa më shumë që të ketë qendra që i kushtohen sidomos fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?