FOTO/ Ministrja Koçiu: Mbarëvajtja e fushatës së vaksinimit, thelbësore për kujdesin ndaj shëndetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, “mbarëvajtja e Fushatës së Vaksinimit është thelbësore për kujdesin ndaj shëndetit, jo vetëm të personelit shëndetësor dhe mjekëve tanë, por edhe për grupet e riskut në vend”.

Ajo ndau foto nga vaksinimi i personelit shëndetësor dhe mjekëve kundër gripit sezonal dhe Covid-19.

“Stafi shëndetësor dhe mbështetës janë të parët që kryesojnë vaksinimin kundër gripit sezonal dhe Covid-19, duke dhënë shembullin e mirë dhe dëshmuar domosdoshmërinë e mbrojtjes ndaj virozave të stinës së dimrit”, theksoi ministrja Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?