FOTO/ Moment prekës në derbin e kryeqytetit, Tirana i bën homazhe Gerti Bogdanit me një poster gjigand

Me një moment prekës dhe shumë të ndjerë ka nisur derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i cili luhet sonte në ”Arenën Kombëtare”. Klubi bardheblu ka bërë homazhe në nder të ish-deputetit të PD-së Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, një humbje që tronditi mbarë vendin.

Futbollistët e Tiranës u panë teksa mbanin lule në duar, të cilat i vendosën pranë një posteri gjigand me foton e të ndjerit Bogdani, që ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të bardhebluve.

Ish-deputeti u shua në moshën 44-vjeçare për shkak të arrestit kardiak që pësoi teksa ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit me disa prej miqve të tij.

SHKARKO APP