FOTO/ Momenti kur 61-vjeçari në Korçë ekz*kuton të riun, më pas vr*t veten

20:56 e së mërkurës, dhe Emiljano Pine i cili hipën në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë moment vjen autori, Ilio Lluka nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon drejt tij. Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën e vret veten.

Babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për të, kjo për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën në këtë apartament.

Pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares. Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

 

SHKARKO APP