FOTO dhe VIDEO/ Moti i keq në Shkodër solli përmbytje në qytet

Rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës janë përmbytur si pasojë e motit të keq. Përmes një reagimi, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh se qarkullimi nuk është bllokuar në akset rrugore. ”Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike. Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri”.

Postimi i plotë

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës.

Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg.

Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike. Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

SHKARKO APP