FOTO/ Në 5-vjetorin e dronit në Serbi, Ballist Morina godet sërish
Sot bëhen pesë vjet nga zhvillimi i ndeshjes në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve që ndodhën në fushë.
Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe bëri që në fushë të shkaktoheshin trazira dhe në minutën e 42-të gjyqtari u detyrua të ndërpresë takimin, të cilin kuqezinjtë e fituan në CAS me rezultatin 3-0.
Fiks 5 vite pas asaj ngjarjeje, Ballist Morina, rishfaqet në foto me sfondin e Flamurit “Autochthonous”, pikërisht ai që u ngrit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2015 në qiellin e Beogradit.