FOTO/ Në Kuvend bëjnë sh*err, por PS dhe PD bashkohen në Amerikë

Edhe pse në Kuvend bëjnë si ”macja me miun”, deputetë nga PS dhe PD janë bërë bashkë jashtë shtetit. Ata kanë patur takime dhe vizita të ndryshme me senatorë dhe kongresmenë të Senatit amerikan në SHBA.

Deputetët kanë publikuar përveç fotografive, edhe një pjesë të bisedave informale me zyrtarë dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit.

Në këto takime socialistët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri etj, kanë trajtuar çështje të sigurisë rajonale dhe aspekte të politikës për Ballkanin. Demokratët shqiptarë në takime me republikanë amerikanë kanë diskutuar për çështje të opozitarizmit dhe të pluralizmit politik në Shqipëri.

SHKARKO APP