FOTO/ Nesër zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt 36 qendrave të votimit

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se në Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit në prag të zgjedhjeve të nesërme. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, shkroi ai në X.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?