FOTO/ Një meme e Ramës tërheq vëmendjen e mediave, ”shuplakë” turistëve italianë. Ironizon eksodin e 1991
Një meme nga ana e kryeministrit Edi Rama e publikuar në faqen e tij në Facebook, ka bërë bujë në mediat italiane. Rama krahasoi shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991 me turistët italiane që tashmë vijnë për pushime në vendin tonë.
“Shqiptarët nisen për në Itali 1991! Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë 2023”, thuhet në mëmën që ka publikuar Rama ne gjuhen italiane, ndërsa e shoqëron me një foto nga eksodi i shqiptarëve. “…dhe prit, s’keni parë gjë akoma”, vijon kryeministri.
Mediat italiane shkruajnë se kjo është një “shuplakë” e kryeministrit Rama për turistët italianë. “Kryeministri shqiptar Edi Rama i gëzohet numrit të turistëve italianë në Shqipëri dhe në rrjetet sociale publikon një fotomontazh që ngjall diskutime”, shkruan Il Giornale.
Media Corriere shkruan se “kryeministri Rama ironizon eksodin e 1991-shit”. “Kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale se si kohët kanë ndryshuar dhe rrjedha është kthyer mbrapsht. Në një postim në Instagram, kryeministri tregon dy momentet nga ulja e anijes “Vlora” në portin e Barit tashmë tridhjetë e dy vjet më parë”, vijon shkrimin gazeta italiane.