FOTO/ Nxënëset e ”Mehmet Akif” mbulojnë me mesazhe Kryeministrinë
“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”, “Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”, “Arsimi ynë, prioriteti juaj” dhe “Ne nuk heqim dorë”, janë disa nga mesazhet që mbuluan këtë mbrëmje sipërfaqen e murit ku ndodhet edhe zyra e kryeministrit Edi Rama.
Janë pikërisht nxënëset e kolegjit turk ”Mehmet Akif”, që nuk dorëzohen dhe nuk pranojnë mbylljen e shkollës nga qeveria. Kjo është dita e katërt e protestës.
Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.