FOTO/ Pamje të rënda, ja gjendja në spital e aktorit të njohur që ju bë atentat në Tiranë

Aktori Mishel Prela i cili është plagosur me 5 plumba mbrëmjen e 20 korrikut ndodhet në Spitalin e Traumës, duke luftuar me jetën.

“Misheli është plagosur nga 5 plumba, 2 në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë. Ai mund të mbetet i paralizuar pasi një plumb në këmbë e ka dëmtuar rëndë atë. 5 plumbat që ka marrë Misheli, i kanë shkaktuar plagë të rënda, por e kanë dëmtuar në të gjithë trupin pasi distanca e shkrepjes së armës ka qenë shumë e afërt” rrëfen vëllai i tij, Mino Manoku, për dritare.net.

“Mjekët thonë se ai duhet t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera kirurgjike” tregon ai për gjendjen e rëndë të vëllait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritare.net ka mundur të sigurojë edhe një foto në të cilën Misheli shihet në një gjendje të rëndë, me pjesën më të madhe të trupit të dëmtuar./ dritare.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?