FOTO/ Pamjet e fundit nga zjarret në vend, 360 ushtarakë në veprim

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në luftën kundër zjarreve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 360 efektivë të ushtrisë, 19 mjete, 13 zjarrfikëse si dhe autoambulanca në qarkun e Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme, efektivët e ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë Emergjencave Civile në Dajt dhe Bërzhitë, qarku Tiranë, në Dukat, qarkut Vlorë si dhe në Krastë, qarku Elbasan. Në këto operacione morën pjesë 190 forca të ushtrisë, 15 mjete dhe autoambulanca.

Ndërkohë sot rreth 170 efektivë, 6 zjarrfikëse dhe 4 mjete janë duke punuar për shuarjen e zjarreve në Dajt, qarku Tiranë, Dukat, qarku Vlorë dhe Krastë qarku Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment që do kërkohet janë 50 efektivë të Bunavisë, 50 forca në Burrel në ndihmë të qarkut Dibrër dhe 30 forca në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?