FOTO/ Paralajmërimi i Policisë: Nëse kaloni në këtë rrugë, bëni kujdes!

Reshjet e dendura të shiut të mbrëmjes kanë shkaktuar disa probleme në rrugë kryesore të vendit. Si pasojë, në në aksin rrugor Orikum – Dukat, një masiv dheu është shkëputur nga mali duke rrëshqitur në rrugë.

Për të ndihmuar lëvizjen në këtë aks, janë angazhuar dy patrulla të Policisë Rrugore. Sa më sipër, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit.

– Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

Swiss Digital Desktop Reklama

– Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

Swiss Digital Mobile Reklama

– Të përdorin rripat e sigurimit në mjete,  kaskat mbrojtëse në motoçikleta

– Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

– Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

– Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

Karvanët me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do të marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për t’ju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?