FOTO/ Parcelë me kanabis nga autor anonim në Rrogozhinë
Policia e Rrogozhinës ka zbuluar një parcelë me kanabis në fshatin Vileboshtovë, afër lumit Shkumbin. Fermeri i saj është ende anonim dhe policia tha se ka nisur hetimet për zbulimin e tij.
Policia e Rrogozhinës në bashkëpunim me atë të Durrësit ka zbuluar më datë 22.08.2017 gjatë kontrollit në fshatin Vileboshtovë, afër Shkumbinit, 412 rrënjë kanabis, që i ka djegur.
ndërkohë, ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe dosjen ia referoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”





