FOTO/ Paris, Rama pritet me nderime ushtarake në Oborrin e Nderit të ”Les Invalides”

Në ditën e dytë të vizitës në Francë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderuan në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris që është një kompleks muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.

Kreu i qeverisë dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad. Më pas, Rama i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës.

Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej Kryeministri Rama i shoqëruar nga Komandanti i Trupës parakaloi para togave të Gardës. Nderimet ushtarake para Kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga te regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?