FOTO/ Parkimi dysh vepër penale, Taulant Balla tregon ”trimat” që shkaktojnë aksidente në vend

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat luksoze ishin parkuar në mënyrë që pengonin punonjësit e pastrimit dhe qarkullimin normal të trafikut.

Në pamjet e publikuara, shihet se disa zona ishin të bllokuara, duke e bërë të pamundur pastrimin e kazanëve të mbeturinave dhe duke krijuar trafik, që mund të çonte edhe në incidente rrugore.

“Shikojini, shikojini këta ”trimat” në njërin krah bllokojnë kazanët, duke pamundësuar punonjësit t’i pastrojnë, nga krahu tjetër bllokojnë rrugën, duke sjellë trafik apo rrezik incidentesh rrugore,” shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?