FOTO/ Përplaset me shtyllën “Benz-i” luksoz, ja pamjet nga Durrësi

Një automjet luksoz tip “Benz” është aksidentuar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës te sheshi “Shqiponja”.

Makina ka humbur kontrollin dhe si pasojë e shpejtësisë, ka hyrë mes për mes trafikndarëses duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht mbërritjes së uniformave blu në vendin e ngjarjes, aksidenti ka sjellë trafik tejet të rënduar në autostradë. Në sensin Tiranë-Durrës, mjeteve të shumta u është dashur rreth 30 minuta për të kaluar trafikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?