FOTO/ Policia gjen rastësisht 11 kg kanabis të hedhur në tokë në Pyllin e Llogës

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 11 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë kontrolleve droga është gjetur rastësisht e harruar në një pyll pranë fshatit Ilias në Himarë.

Nga kontrollet e bëra prej oficerëve të Komisariatit të Policisë Himarë në fshatin Ilias, konkretisht në vendin e quajtur ”Pylli i Llongës”, kanë konstatuar në brendësi të pyllit, të hedhura përtokë midis pemëve një sasi të paambalazhuar në gjendje të thatë lënde narkotike kanabis me peshë totale rreth 11 kilogram.

Policia po bën kërkime duke krehur zonën tokësore përreth, me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja i është dërguar Prokurorisë për akuzën e ‘Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?