FOTO/ Policia hedh ujë me piper dhe gazlotsjellës, Bardhi: Nuk lejojnë protestuesit të vazhdojnë marshimin
Forcat e Policisë së Shtetit kanë përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demokratët që janë bashkuar për të vijuar marshimin drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Protestuesit janë konfrontuar fizikisht me efektivët e policisë, në kordonin e parë të vendosur në Unazë. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që efektivët janë përgjigjur fillimisht me ujë dhe mandej me gaz lotsjellës.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se urdhërat punonjësit e Policisë i marrin nga Suel Çela dhe Ergys Agasi, të cilët për të fshihen pas drejtorit të Policisë, Ilir Prodës.
”Urdhërat punonjësve të policisë u’a jep Suel Çela dhe Ergys Agasi. Po provohet në një protestë paqësore, Policia ka dalë në rrugë dhe nuk lejon protestuesit, deputetët e Kuvendit të vazhdojnë marshim protestën. Është e paprecedentë, tërësisht në shkelje të ligjit. Asnjë drejtues nuk vjen të komunikojë me deputetët, sepse urdhri nuk është ligjor. Suel Çela dhe Agasi janë në fytyrën e Ilir Prodës dhe i japin urdhëra Policisë”, tha mes të tjerash Bardhi.

KOHA JONË SONDAZH




