FOTO/ Qëlloi Ramën me vezë, deputeti i PD zbulon se kush ja dha

Deputeti i PD-së Endri Hasa që qëlloi Edi Ramën me vezë ka bërë një mesazh publik mesditën e sotme.

Hasa shkruan në faqen e tij në Facebook, se sot ishte student.

Ai tregon se vezët i mori nga dy vajza studente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë mesazhi i plotë i Endri Hasës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës.

‘Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentet.

Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur ‘Sot je student’.

P.S. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego.

Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?