FOTO/ Rama: Del në dritë urbanizimi i plotë i Apolonisë nga misioni arkeologjik shqiptaro-francez

Qyteti antik i Apolonisë, i ndodhur 12 km larg qytetit të Fierit, është një nga sitet më të mëdha të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet e rëndësishëm të antikitetit. Gjatë muajit gusht në këtë qytet antik po punon misioni arkeologjik shqiptaro-francez.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se aktiviteti kryesor është përqendruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse si dhe “termat” e periudhës romake.

”Misioni arkeologjik shqiptaro-francez po zhvillon aktivitetin e tij në Parkun Arkeologjik të Apolonisë përgjatë muajit gusht. Aktiviteti kryesor është përqëndruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse si dhe “termat” e periudhës romake. Përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogfametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP