Foto/ Rama këmbëngul me “Paktin”, studentët i kujtojnë “Ditën e Gënjeshtrave”

E ndërsa kryeministri Edi Rama këmbëngul se po realizon paktin për universitetin nismë kjo që lindi si pasojë e protestave të fuqishme studentore dhjetorin e vitit të kaluar, studentët vijojnë ta refuzojnë kreun e Qeverisë.

Një refuzim i tillë është shënuar edhe ditën e sotme, ku ndërsa Rama po prezanton “bibliotekën dixhitale”, studentët e kanë pritur ata jashtë godinës me pankarta në duar, ku i kujtojnë atij datën e sotme, 1 prill, që njihet ndryshe si “Dita e gënjeshtrave”.

Mesa duket studentët nuk kanë asnjë besim se qeveria “Rama” synon që të realizojë kërkesat e tyre, ndërsa vetë ata kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të fuqishme në të gjitha auditoret universitare në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?